Ilir Daja është zgjedhur trajneri i vitit në Kosovë. Trajneri shqiptar arriti të mbronte titullun në Kosovë dhe dërgoi sërish Ballkanin në grupet e Conference League. I ftuar në Favorit, Ismet Munishi uroi kolegun e tij.
“Absolutisht e merituar. Trajner fantastik, ka përsëritur dy herë suksesin, duke futur klubin në një kompeticion shumë serioz. Nuk diskutohet që e ka merituar të shpallet trajneri i vitit”, tha Munishi. /Sport Ekspres/