Një incident dhe moment paksa i pazakontë vjen nga ndeshja Crystal Palace-Ëest Ham. Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 0-2. Në momentin që është realizuar goli i dytë i takimit, tifozët e Ëest Ham kanë shpërthyer në festë për golin e qetësisë.
Por nga festa e madhe e tyre, ata kanë rrëzuar barrierën ku gjendej një reklamë, e cila ka zënë poshtë një djalosh që mblidhte topat. Soucek e ka kuptuar menjëherë dhe e ka ndihmuar djalin që të dilte sa më shpejt. Më pas ishin stafet mjekësore që u siguruan që shëndeti i vogëlushit të ishte i mirë. /Sport Ekspres/