Luis Suarezi ka përfunduar përvojën e tij në radhët e Gremios. Sulmuesi uruguajan largohet nga Brazili dhe destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Majemi. “The Athletic” ka bërë me dije se drejtuesit e Inter Majemit janë duke negociuar me sulmuesin 36-vjeçar për të arritur një marrëveshje 1-vjeçare mes tyre.
Një marrëveshje e tillë do të bënte sërish bashkë Suarezin me Lionel Mesin, me të cilin ndan edhe një raport të ngushtë miqësor. Së bashku me uruguajanin, Inter Majemi do të krijonte një mini-Barcelona, teksa pjesë e tij aktualisht janë Mesi, Buskets dhe Zhordi Alba./Halit Delibashi-Sport Ekspres/