Sebastian Frey, ish-portieri i Interit, Parmës, Genoas dhe Fiorentinës, është shprehur se ka dëgjuar se Karim Benzema do të vijë në Serie A këtë muaj. Ish-portieri francez ndjek nga afër ngjarjet e futbollit, veçanërisht në Itali, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar.
Ai tani ka “zbuluar” se Benzema mund t’i bashkohet radhëve të Interit falë vetëm një njeriu, Marotta.
Giuseppe Marotta bëri një punë të shkëlqyer te Juventusi, më pas u transferua te Interi. Nerazzurrët fituan Scudetton dhe luajtën në finalen e Champions League, ata janë liderët aktualë të Serisë A, dhe meritë e madhe për këtë ka Marotta, i cili dinte të gjente lojtarët e duhur për skuadrën e tij, qoftë edhe me pak para.
Prandaj, Frey është i bindur se Marotta do të ketë sukses të sjellë Benzema-n, i cili ndodhet në derën e daljes nga Al-Ittihad për shkak të një konflikti të hapur me klubin ku iu bashkua verën e kaluar. “Benzema është në konflikt me ekipin e Arabisë Saudite, mund të jetë në merkato që në janar. Kam lexuar dhe dëgjuar për Marottën që nuk është dakord me ardhjen e tij, por nuk e mohon. Prioriteti është largimi i Sanchez, nëse ai largohet nga Interi, Benzema mund të jetë një mundësi.
Unë thjesht po them se kam dëgjuar thashetheme dhe se nuk është një negocim i pamundur. Unë nuk thashë që Benzema do të vi patjetër, por e mora atë ide, do të thotë se dikush po flet për të afruar Benzeman te Interi dhe Marotta është mjeshtër i këtyre gjërave”, tha Frey. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/