Kur Ruben Amorim shkoi te Manchester United, të gjithë ishin të bindur se e menjëhershme do të ishte pika e kthesës për djajtë e kuq pas një ecurie të pabesueshme të këtij trajneri te Sportingu i Lisbonës.
Megjithatë për të arritur te suksesi ka ende shumë përpara dhe mbi të gjitha, Mancester United ka nevojë për një spastrim serioz brenda ekipit. Për ta nisur që nga porta, me të famshmin Onana. Përfundimisht mund të thuhet se Interi i ka bërë ngecjen e dekadës anglezëve me transferimin e këtij portieri.
Tërësisht pa personalitet dhe jo pak karagjoz në veprimet e tij, shumë gola të pësuar te Manchester United i adresohen vetëm këtij portieri. Një sezon i mrekullueshëm i nxjerrë te Interi dhe e gjithë pjesa tjetër për t’u harruar. Zikaltërit e nuhatën se diçka nuk shkonte me këtë portier teksa situata shkoi deri aty aq sa Kameruni e përjashtoi në mesin e Botërorit për shkak të sjelljeve të tij të çuditshme në fushën e blertë. 7 gola të pësuar në 2 ndeshjet e fundit dhe ende nuk ka përfunduar ndeshja, Manchester United-Bournemouth 0-3. /Sport Ekspres/