Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Zikaltërve u ka mjaftuar një barazim 2-2 në “San Siro” për të eleminuar Bajernin e Mynihut me rezultat të përgjithshëm 4-3. Lautaro Martinezi ka folur për “Prime Video Italy” pas përfundimit të ndeshjes, ku ka thënë se ky Inter është bërë për gjëra të mëdha.
“Do ta kujtojmë këtë rezultat për një kohë të gjatë. Interi ka dy bo** të mëdha. Interi nuk vdes, ka personalitet, ka një zemër të madhe dhe një kokë të fortë. Interi është bërë për gjëra të mëdha”, ka deklaruar Lautaro Martinezi./Sport Ekspres/