Arbitri i finales së madhe mes Interit dhe Milanit do të jetë Simone Sozza. Një ndeshje e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë, por këtë herë merr një rëndësi të madhe përtej trofeut. Interi me Inzaghin duket i pandalshëm, ndërsa nga ana tjetër, buzëqeshja po rikthehet te Milani pas ndërrimit të trajnerit dhe fitores me Juventusin.
Ndërkohë Interi ka një bilancë mjaft të mirë me arbitrin Sozza. Për këtë të fundit do të jetë hera e 6 në karrierë që gjykon zikaltërit, ndërsa këta të fundit kanë 5 fitore radhazi me të në fushë si arbitër. Por jo vetëm kaq, Sozza ka gjykuar edhe një derbi Inter-Milan në sezonin e kaluar që përfundoi në shkatërrimin 5-1 në favor të zikaltërve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/