“Interi kishte 6 lojtarë, 6 lojtarë”! Guardiolën nuk e mbajnë më nervat, shpërthen kur gazetari e pyet për Haland: Si mund të shënojë?

Erlind Haland nuk arriti dot që të shënojë kundër Interit. Në ndeshjen e parë të Champions League, Man City ka barazuar ndaj Interit në shifrat 0-0. Një gazetar e ka bërë Guardiolën që të dalë nga vetja në konferencën për shtyp.

I pyetur se pse Haland nuk shënoi, trajneri i qytetarëve u shpreh: “Unë shoh gjashtë lojtarë, gjashtë lojtarë. Tre para, tre prapa. Vetëm një lojtar i Interit po e mbulonte, e keni parë ndeshjen? Për cdo lojtar në botë është e pamundur të shënojë në kushte të tilla. Acerbi, Bissek dhe Bastoni në pesë metra, pastaj Barrela, Calhanoglu dhe Zielinski para”, tha Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/