Interi nuk humb kohë për Asllanin, nisin kontaktet e para me dy klube të Serisë A

Largimi i Asllanit nga Torinoja duket i pashmangshëm. Mesfushori shqiptar nuk është më në preferencat e klubit, që pritet të ndërpresë huazimin në këtë merkato dimërore. Interi nuk ka humbur kohë për t’i gjetur Asllanit një ekip të ri për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit.

Alfredo Pedulla zbulon se zikaltrit kanë pasur kontakte të frytshme me dy klube të Serisë A. Bëhet fjalë për Sasuolon dhe Parmën. Këta të fundit gjenden në vendin e 15 në renditje, ndërsa Sasuoloja në pozicionin e 10. Të dyja klubet po kërkojnë një lojtar me karakteristikat e Asllanit, ndërsa vlen të theksohet fakti se drejtuesit kanë raporte mjaft të mira me Interin, nisur nga bashkëpunimet e fundit mes tyre./Sport Ekspres/