Interi nuk tregon mëshirë as pas fitimit të titullit, i tregon Frozinones forcën e kampionit me 5 gola të shënuar

Interi është një nga skuadrat më në formë të Europës në këtë sezon. Pavarësisht se prej disa javësh siguroi matematikisht titullin kampion, klubi ziklatër nuk e uli ritmin. Ekipi i Inzagit nuk ka treguar mëshirë për kundërshtarin as pas fitimit të titullit.

Inter i tregoi Frozinones forcën e vërtetë të kampionit. Zikaltrit fituam me shifrat e thella 0-5, duke ia vështirësuar situatën verdhebulve në sigurimin e mbijetesës në Serinë A. Autorët e golave për Interin ishin Fratezi (19’), Arnautoviçi (60’), Bjukenen (77’), Lautaro Martinezi (80’) dhe Turami (84’). Titullar në këtë përballje ishte edhe Kristjan Asllani, i cili luajti 90 minuta të plota./Halit Delibashi-Sport Ekspres/