Inzaghi beson deri në fund te titulli kampion, nuk ka hapësirë për Asllanin as në ndeshjen e fundit të Serisë A 

Kristjan Asllani ka marrë disa ndeshje radhazi aktivizimi në Serinë A dhe për një moment arriti të shënonte në dy ndeshje radhazi, kundër Torinos dhe kundër Veronës. Megjithatë gabimi i bërë nga Napoli kundër Xheonas, në barazimin 2-2, i ka bërë keq shqiptarit.  Kështu Interi u afrua me 1 pikë diferencë dhe titulli kampion nuk ishte më një mision i pamundur. Për këtë arsye Asllani u kthye në stol ndaj Lacios, por përkundër faktit që Napoli gaboi sërish në Parma, Interi nuk përfitoi duke barazuar me Lacion, 2-2. 

Ndeshjet e fundit do të jenë Napol-Cagliari dhe Como-Inter, atje ku pritet padyshim një fitore e lehtë e Napolit për të mbyllur historinë e titullit kampion. Por Inzaghi beson deri në fund dhe nuk e do përsëritjen e një tjetër skene si te Inter-Lacio. Për këtë arsye do të luajë sërish me titullarët kundër Comos, teksa Calhanoglu do të rikthehet në fushën e blertë dhe Asllani do të qëndrojë në stol, përkundër dyshimeve të para ku u tha se Asllani do të rikthehej titullar dhe se Inzaghi do i linte më të rëndësishmit në stol për t’u qetësuar para finales së Champions League, duke e quajtur kampionatin të mbyllur. /Sport Ekspres/