Inzagi befason me formacionin për ndeshjen vendimtare për titullin, Asllan luan përkrahë Çalhanoglusë

Inzagi befason me formacionin për ndeshjen vendimtare për titullin, Asllan luan përkrahë Çalhanoglusë

Interi do të luajë mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 20:45, ndeshjen e fundit të kampionatit. Zikaltrit do të përballen me Komon në transfertë, ku fitorja është një detyrim, në mënyrë që të shpresojnë për skudeton.

Inzagi ka befasuar me formacionin e përzgjedhur për këtë sfidë. Kristjan Asllani do të jetë në fushë nga minuta e parë e takimit. Përkrahë tij në mesfushë do të jetë Hakan Çalhanogluja. Më të avancuar përpara do të gjenden të vendosur Korrea dhe Zielinski, ndërsa në majë të sulmit do të qendrojë i vetëm Taremi./Sport Ekspres/