E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi është vënë shpesh në pikëpyetje përgjatë këtyre sezoneve. Nuk kanë munguar dyshimet nëse mesfushori shqiptar është një lojtar për një nivel kaq të lartë sa Interi. Por këto dyshime hidhen poshtë nga një ish-futbollist i njohur italian.
Në një bashkëbisedim me Vierin në “BoboTV” në “Twitch”, Daniele Adani ka deklaruar se Asllani është lojtari i ri më i mirë i Serisë A. Sipas tij, ekipi që do të nënshkruajë me talentin e zikaltërve do ta kuptojnë me kalimin e kohës se çfarë marrëveshje të rëndësishme do të kenë kryer.
“Asllani është lojtari i ri më i mirë në kampionat. Kushdo që e merr nuk e di se çfarë marrëveshjeje po bën, ka për ta zbuluar me kalimin e kohës”, është shprehur Daniele Adani./Sport Ekspres/