Napoli ka marrë tre pikët e kërkuara mbrëmjen e sotme. Të kaltrit kanë mposhtur minimalisht 0-1 Leçen, duke ruajtur kryesimin e Serisë A. Antonio Konte ka thënë pas përfundimit të ndeshjes se ishte i frikësuar për këtë takim dhe pas pjesës së parë mendoi vetëm të ruante rezultatin. Ai ka theksuar se historinë e shkruajnë fitimtarët dhe të tjerët thjesht e lexojnë. Pra, për Konten në këtë fazë të fundit të kampionatit ka më shumë rëndësi rezultati se sa mënyra e të luajturit.
“Sot është një fazë shumë e rëndësishme për titullin kampion. Isha vërtetë i frikësuar për këtë ndeshje. Një pjesë e parë e shkëlqyer, më pas menduam për rezultatin dhe të mbrojturit të vetes sonë. Askush nuk do ta mbajë mend nëse ne do të renditemi të dytët. Kushdo që fiton shkruan historinë, të tjerët thjesht e lexojnë…”, ka deklaruar Antonio Konte./Sport Ekspres/