“Ishim në një turne në Venecia në 2015”! Njeriu që rriti Ernest Muçin zbulon prapaskenën: E kërkoi direkt Juventusi

Ernest Muçi është padyshim lojtari i momentit te Shqipëria. Futbollisti shqiptar po kërkon titullin kampion me Trabzonsporin dhe sot ka shënuar dy gola të tjerë kundër Goztepes, ky goli i dytë ishte sërish spektakolar. I ftuar në “Mega Sport” që transmetohet në “A2 CNN” ishte edhe një prej trajnerëve apo më saktë njeriu që e ka formuar Mucin në moshat më të vogla, Eduart Zhupa. Ai ka treguar edhë një detaj të bukur në lidhje me lojtarin tonë.

“Kemi bërë një turne për Mucin në 2015 në Venecia dhe Mucin e kërkoi Juventusi. E kërkoi direkt Juventusi, që në atë moshë. Erdhën dhe e panë atje, por ka ndryshuar ligji tani që lojtarët tanë nuk quhen të huaj në Itali, atëherë quheshin të tillë. Kështu kishte shumë probleme me dokumentacionin, mosha, kishte shumë faktorë. Kjo tregon që futbolli shqiptar ka talente”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/