“Ishim superiorë në derbi”, Bledi Shkëmbi: Nuk po më pëlqejnë më barazimet, por ka ekipe që me barazime kanë dalë edhe kampionë

Paqe në “Air Albania”. Derbi i kryeqytetit nuk njeh fitore, teksa Partizani dhe Tirana janë larguar nga fusha me rrjeta të paprekura. Përballja mes dy klubeve emblemë të futbollit shqiptar ka përfunduar në baraspeshë 0-0. Pas përfundimit të ndeshjes protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH”

Shkëmbi (Tirana): “Kemi bërë një ndeshje goxha i mirë. Ishte derbi i parë për shumicën. Mendoj që ishim superiorë. Nuk mendoj që është ngërç te sulmuesit. Sot mund të ishte normale që të mos shënonim në një derbi. Jam i kënaqur me sulmuesit, megjithëse në një ndeshje si e sotmja mund të kishin bërë diçka më tepër. Sot ishim të përqendruar në çdo sekondë. Kjo ndeshje mund të lërë pak për të dëshiruar, por deri përpara kësaj ndeshjeje kemi bërë mirë. Ishte një ndeshje edhe me pak rëndesë psikologjike. Nuk jam tip që emocionohem shumë. Kam diçka ndryshe nga ndeshejt e tjera, por agjë më shumë. Besoja se do e fitonim. Barazimet nuk më pëlqejnë më. Megjithëse ka ekipe që me 10 barazime kanë dalë edhe kampionë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/