Mirlind Daku dhe Arbnor Muja nuk kanë marrë ftesën e Silvinjos sa i përket takimeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë kundër Kilit dhe Suedisë. Në një intervistë në Koha Shtesë, këtë herë ishte Ndrec Gjonaj, moderatori i programit të njohur në Kosovë Dueli Sportiv, i cili bëri një analizë rreth Kombëtares. (Më poshtë gjeni linkun e intervistës së Ndrec Gjonajt në Koha Shtesë)
“Mesa informacione kam unë, Muja dhe Daku kanë qenë shumë të mërzitur për mos marrjen e ftesës, ishin shumë shumë të dëshpëruar. Por nga ana tjetër e kanë thënë se do t’i kthehet e gjitha kjo në forcë për të treguar sesa vlejnë deri në listën e Europianit. Vecanërisht Mirlind Dakun, ka pritur 3 vite dhe nuk është ftuar nga Kosova, është mësuar me të tilla sprova, do të kthehet më i fortë”, tha Gjonaj. /Sport Ekspres/