Ish-drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Arbër Abilaliaj, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” me Gerti Carcanin. Në fundin e emisionit, gazetari e ka pyetur Abilaliajn se kush do ta fitojë titullin kampion.
“është ende herët, ka shumë kohë deri atëherë. Dua të flas pak edhe për Flamurtarin, e ka të vështirë, është ekip i ri, por tani ka ndryshuar dicka dhe uroj që deri në fund të luftojnë për të qëndruar në Superiore. Ndeshjet teke në fund janë shumë specifike”, tha Arbër Abilaliaj.
E teksa Carcani insiston nëse do të ketë një “outsider”, pra dikush që mund t’i rrëshkas këmba nga katërshja aktuale e Final Four, Abilaliaj nuk e mendoi gjatë përgjigjen: “Jo, nuk e besoj”. Një përgjigje që konfirmon saktësisht që për Arbër Abilaliajn, Partizani nuk e arrin dot Final Four. Dhe ky është një lajm sigurisht… /Sport Ekspres/