“Ishte i pamposhtur në mbrojtje”! Kalibri i lartë dallohet në këtë detaj, media italiane për Gjimshitin kundër Romës: Nisi aksionin e golit

Berat Gjimshiti nuk njeh luhatje në formën e tij te Atalanta. Ky është një tregues që përcakton shumë sa i përket mbrojtësit shqiptar, që vazhdon në nivelet më të larta të futbollit dhe i përgjigjet me kualitetet e tij, duke u vlerësuar gjithmonë pozitivisht.

Kështu ndodhi edhe këtë herë kundër Romës, një finale që vendoste për vendin në Champions League në sezonin e ardhshëm. Atalanta fitoi me shifrat 2-1 dhe Gjimshiti ka marrë notën 6.5 nga “Tuttomercatoëeb”: “Është i pamposhtur në prapavijë dhe nisi aksionin e golit të parë të De Ketelaere”, shkruan media italiane. /Sport Ekspres/