Real Madridi arriti që të mund Manchester City dhe të kalojë më tej në gjysmëfinalen e Champions League. Pavarësisht dominimit të qytetarëve, nga ruleta ruse, Reali kaloi më tej. Ylli i ekipit të spanjollëve ishte padyshim Rudiger.
Duelet e këtij mbrojtësi me Haland do të mbahen mend gjatë në historinë e futbollit, teksa shumë prej tyre u fituan nga lojtari i madrilenëve. Por përtej rivalitetit të tyre në fushën e lojës, shpeshherë edhe duke u kaluar caqet në duelet e forta, pas përfundimit të takimit ruhet një respekt i madh.
Menjëherë pas mbylljes së ndeshjes, Rudiger ka biseduar me Haland. Ishte pikërisht mbrojtësi i Realit që shënoi golin e fundit nga penalltia që kualifikoi Realin. Sipas mediave spanjolle, Rudiger i është shprehur Haland: “Mendova se topi doli jashtë te penalltia ime, pastaj e kuptova që ishte një gol fantastik”. /Sport Ekspres/
Regardez Lunin comment il était sur que Rudiger allait marquer ? pic.twitter.com/WtpnkpOlqW
— Ainoa (@AinoaAVergara) April 17, 2024