Egnatia do të luajë në ndeshjen e kthimit për turin e parë të Champions League. Ekipi shqiptar fitoi në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Breidablik 1-0, por tani duhet të ruajë këtë avantazh në transfertë.
Për trajnerin e kundërshtarëve, Arnason, nuk ka asnjë vend për alarm. Sipas tij, ndeshja e parë është po njësoj sikur të kishte mbaruar 0-0, pasi në të dyja rastet, kërkohet vetëm një gol nga islandezët.
Të paktën në këtë mënyrë ka kërkuar që ta shoh trajneri i tyre duke motivuar lojtarët e tij. “E kemi pritur për shumë kohë këtë ndeshje dhe Federata këtu na dha pushim që të ishim më të freskët për këtë takim.
Ekipi i trajnerëve e përgatit ndeshjen taktikisht kundër Egnatais, por ishte mirë që t’i ndienim shqiptarët si vraponin, si lëviznin, cila është pika e tyre e fortë, cila është pika e tyre e dobët.
Këtë e provon në fushë, duke luajtur kundër tyre, duke i ndierë ata në fushë dhe jo në taktikë. Duke krijuar rastet, shënohet goli, nuk është kaq e komplikuar. Edhe nëse ndeshja do mbaronte 0-0, ne prapë sot do të kërkonim që të shënonim një gol, prandaj për mua është po njësoj, nuk na vrau ai gol”, tha trajneri i Brediablik. /Sport Ekspres/