Ishte në Francë dhe në Kosovë, ekipeve elitare të Superiores iu vjen shansi në dorë me Rudolf Turkajn

Rudolf Turkaj është emri që nuk duhet humbur dhe shansi ka ardhur për ekipet që kërkojnë diçka në këtë sezon. Mbrojtësi 30-vjeçar ka qenë pjesë e Lacit për disa sezone, ndërsa më pas nisi një eksperiencë jashtë Shqipërisë duke shkuar në Francë, atje ku iu bashkua ekipit të Martigues. Më pas Turkaj ishte pjesë e Suharekës, atje ku kontrata ka skaduar tanimë.

“Pas përfundimit të kontratës me Suharekën dua të falenderoj klubin, shokët e ekipit dhe tifozët. Cdo eksperienc ka vlerën e saj dhe largohem me fokusin tek e ardhmja dhe ambicie të tjera. Faleminderit të gjithë atyre që ishin me mua dhe klubit i uroj suksese në vazhdim”, shkruan Turkaj në rrjetet sociale.

Kështu ekipet e Superiores që do të kërkojnë Turkajn tanimë, duhet të mendojnë vetëm për pagesën personale të këtij mbrojtësi, pasi ai është pa kontratë. Një mbrojtës 30-vjeç mjaftueshëm i pjekur, lojtar i cili ka dhënë kontribut të madh dhe e ka treguar sesa i vlen lëkura edhe në Superiore duke mbajtur nivele të larta të futbollit me Lacin, ndërsa tani pritet që të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar me një tjetër ekip, që ka aspirata të mëdha në këtë sezon. /Sport Ekspres/