Medon Berisha është i pafat! Pas një dëmtimi të gjatë, që e la për jo pak kohë larg fushës së blertë, mesfushori shqiptar u rikthye në një super formë duke rrëmbyer vëmendjen e gjithë mediave italiane.
Giampolo e kishte transformuar dhe i garantoi vendin e titullarit, duke ulur në stol Ylber Ramadanin. Medoni u ngrit në një nivel shumë të lartë dhe performancat e tij ishin të jashtëzakonshme. Për fatin e keq, talenti ynë është dëmtuar në stërvitje dhe ka ndierë një tërheqje muskulare. Mbetet të shihet se përsa kohë Berisha do të mungojë, ndërsa vendin e tij do ta marrë Ylber Ramadani që tani lë stolin dhe rikthehet si titullar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/