“Ishte një natë e përsosur”! Fitoi trofeun e dytë me Barcelonën, Fliku: Lojtarët e mi nuk dorëzohen kurrë

Hansi Fliku ka fituar trofeun e tij të dytë me Barcelonën. Trajneri gjerman ka deklaruar në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes se lojtarët kanë bërë një paraqitje të pabesueshme në fushën e lojës. Fliku ka treguar se krenohet me ekipin e tij, që siç e thotë edhe ai vetë, nuk dorëzohet kurrë.

“Lojtarët e mi bënë një paraqitje të pabesueshme. E vlerësoj shumë atë që bëjnë në fushë. Nuk dorëzohen kurrë. Jam krenar për atë që bëjnë në fushë. Sot e meritonim dhe gjërat shkuan në mënyrën e duhur. Ishte një natë e përsosur”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/