Klodiana Bufi ishte e ftuar në emisionin Koha Shtesë ku foli sa i përket ndeshjes që Shqipëria do të ketë ndaj Kroacisë, por njëkohësisht edhe për takimin e humbur ndaj Italisë. Një temë e prekur ishte edhe ajo e Armando Brojës, sulmuesit nga i cili pritet shumë, por që ende nuk po arrin të lërë gjurmë me fanellën kuqezi. (Intervistën e plot për emisionin Koha Shtesë e gjeni më poshtë)
“Broja është asi nën mëngë i Silvinjos dhe të vjen keq që nuk po arrihet të përdoret. Ndaj Italisë ishte i vetmuar, në pritje të një topi që nuk erdhi kurrë. Kishte një mos marrëveshje mes mesfushës dhe sulmit, një çoroditje totale dhe Broja që nuk u shërbye kurrë, pavarësisht se ishte gati të shpërthente. Kemi talente të tillë dhe nuk po i kuptojmë dot në fushë se kush janë realisht. Broja ishte një lojtar që mundohej të gjente korridorin, por nuk mundi dot kurrë”, tha gazetarja. /Sport Ekspres/