Ishujt Faroe shkatërrojnë Malin e Zi, janë pranë ëndrrës për Botërorim

Ishujt Faroe kanë barazuar sot rekordin për fitoren më të thellë të arritur në kualifikueset për Kupën e Botës. Kombëtarja e shtetit me 56 mijë banorë ka fituar sot me shifrat e thella 4-0. Ishullorët kanë shkatërruar Malin e Zi, duke marrë vendin e 3-të në grup. Sorenseni (16′, 56′),  Roganoviçi (36′ autogol) dhe Frederiksbergu (72′ penallti) janë autorët e golave për Ishujt Faroe. Një fitore e tillë është arritur edhe një vit më parë për nordikët, por ndaj një kundërshtari të lehtë në letër, si Lihtenshtajni. Tashmë Ishujt Faroe kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve, vetëm 4 më pak se Çekia dhe Kroacia. Ëndrra për të shkuar në Botëror duket më reale se kurrë, teksa ndeshjet e radhës janë pikërisht me këta dy Çekinë dhe Kroacinë./Sport Ekspres/