Klasikja e futbollit europian i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve. Gjermani-Itali ka ofruar spektakël në fushën e lojës. Axurrët kanë barazuar ndeshjen në 3-3 në minutat e fundit të lojës, por nuk i ka mjaftuar për të shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.
Kjo pasi “pancerat” fituan ndeshjen e parë me shifrat 1-2. Kimishi (30’ p.), Musiala (36’) dhe Klajndinsti (45’) shënuan për Gjermaninë, ndërsa në pjesën e dytë ishin Kini (49’, 69’) dhe Raspadori (90’+5’ p.) barazuan për Italinë./Sport Ekspres/