Sekondat e para të lojës po kthehen në një problem për Italinë. Pasi pësoi nga Shqipëria golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Europian, “axurrët” kanë pësuar sot një tjetër gol në sekondat e para të lojës. Një gabim i Di Lorencos bëri që Barkola të rrëmbente topin pranë mesit të fushës dhe të shkonte bashkë me të drejt portës kundërshtare. Sapo e gjeti veten pranë Donarumës, lojtari i PSG-së e dërgoi topin në rrjetë. Gjithçka ndodhi në harkun kohor të 13 sekondave.
Por ashtu si ndaj Shqipërisë, Italia arriti të merrte kontrollin e lojës e të përmbyste shifrat. Dimarko përfundoi me gol një aksion model në minutën e 30, duke kthyer baraspeshën që në pjesën e parë të lojës. Më tej, në minutën e 50 nga Fratezi ktheu rezultatin në favor të italianëve. Ndërkohë, goli i Raspadodit në minutën e 74-t vulosi përfundimisht fitoren 1-3 të Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/