“Iu dha pasaporta shqiptare me një bisedë në Whats App”, Ina Zhupa reagon për rastin e Zhegrovës: Të tjerët përplasen në dyert e shtetit

Edon Zhegrova është pajisur tanimë me pasaportën shqiptare. Një pasaportë që i duhej futbollistit shqiptar për të bërë një kalim te Juventusi. Si një juventin, Edi Rama është kujdesur për këtë çështje duke ia dërguar pasaportën e Shqipërisë lojtarit të Lille në ëhats App. Zhegrova ka publikuar mesazhin në rrjetet sociale ku falenderoi Ramën për këtë mundësi të dhënë. E gjitha kjo çështje është bërë një temë konsumimi edhe politik në Shqipëri.

Të gjithë e duartrokasin këtë gjest padyshim pasi një lojtar shqiptar i Kosovës po pajiset me pasaportën e Shqipërisë. Por të tjerë, mes tyre edhe deputetja Ina Zhupa, ngre pikëpyetjen sesi një gjë e tillë jepet kaq thjeshtë për disa persona nëpërmjet një komunikimi në ëhats App, ndërsa njerëzit e thjeshtë që e duan pasaportën shqiptare përplasen në dyert e shtetit me vite me radhë dhe nuk e marrin dot të drejtën e tyre. Ndërkohë për Edon Zhegrovën, gjithcka është bërë në një kohë rekord, vetëm brenda pak ditësh pasi Juventusi shprehu interesimin për të në merkaton e verës. Problemi qëndron se jo të gjithë janë Edon Zhegrova dhe ligji, funksionoka shumë mirë në momentin që është dikush i njohur që e kërkon atë.

“Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave!
Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pasaportën shqiptare pas një komunikimi ëhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht
Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Çështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.

Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla.

E drejta e pasaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë.

Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore”, shkruan Ina Zhupa. /Sport Ekspres/