“Jam i shqetësuar për Berishën, vëllain tim të vogël”, Ramadani: Kjo fitore na vlen 6 pikë

Leçja ka marrë një fitore mjaft të vyer përballë një rivali të drejtpërdrejtë për objektivin e saj. Verdhekuqtë kanë mposhtur Pizën me rezultatin 1-0. Ylber Ramadani ka deklaruar pas ndeshjes për mikrofonin e “DAZN”-it se kjo fitore vlen 6 pikë për skuadrën e tij. Më tej nuk e ka menduar dy herë të shprehë keqardhjen e tij për Medon Berishën. Ky i fundit u largua nga fusha me barrelë që në minutën e 11, duke i lënë të shqetësuar lojtarët dhe stafin e Leçes.

“Jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Mund të themi që vlen 6 pikë. Jemi të lumtur që jemi ngjitur në renditje. Objektivi jonë është që të sigurojmë qendrimin (në Serinë A), ndoshta jo në ditën e fundit, për të shmangur vuajtjet e sezoneve të fundit. Më duhet të them se më vjen keq për Berishën, vëllain tim të vogël. Dëmtimi i tij më shqetëson. E presim sa më shpejt në fushë”, ka deklaruar Ylber Ramadani./Sport Ekspres/