“Jam i trishtuar, hera e 3 radhazi jashtë Botërorit”! Simeone Inzaghi refuzon stolin e Kombëtares së Italisë

Trajneri i Al Hilal, Simone Inzaghi, tha se nuk dëshiron të marrë drejtimin e ekipit italian të futbollit dhe shtoi se është i lumtur në Arabinë Saudite.
Italia aktualisht është pa trajner, pasi Gennaro Gattuso dha dorëheqjen pasi u eliminua nga Bosnja dhe Hercegovina në finalen e play-off-it të Kupës së Botës.

“Unë për të zëvendësuar Gattuson? Jam i kënaqur, por jam i lumtur në Arabinë Saudite dhe kam ende një vit të mbetur në kontratën time me Al Hilal,” tha Gattuso për gazetën italiane Liberta.

“Jam shumë i trishtuar që Italia nuk do të luajë në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi. Unë jam 100 për qind italian, vëllai im fitoi Kupën e Botës. Jam absolutisht i sigurt se futbolli italian do të rikuperohet shpejt,” shtoi trajneri Al Hilal. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/