“Jam në klubin që shkroi historinë e futbollit shqiptar”! Kukësi prezanton drejtorin sportiv: Ta kthejmë ekipin aty ku e ka vendin

Kukësi po kalon momente të vështira, por për fatin e mirë të verilindorëve, arritën që të shpëtonin pa rënë në Kategorinë e Dytë në sezonin e shkuar. Kjo skuadër është pjesë e Kategorisë së Parë dhe në ditën e sotme ka prezantuar drejtorin e përgjithshëm të klubit, Kristi Celan.

“Është kënaqësi për mua të jem pjesë e një prej klubeve që ka shkruar histori në futbollin shqiptar. Shpresoj që së bashku me tifozët e komunitetin, të rikthejmë ekipin e Kukësit aty ku ka vendin, duke bashkëpunuar me bizneset e Kukësit, brenda ose jashtë trojeve shqiptare”, tha Çela. /Sport Ekspres/