Barcelona është skuadra e parë që ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Katalanasit kanë mposhtur në shtëpi me rezultatin 3-1 Benfikën. Ndeshja është zhbllokuar që në minutat e para të saj.
Rafinja e shtyu topin në rrjetë në minutën e 11, pas një asisti fantastik të dhënë nga Jamali. Otamendi barazoi vetëm 2 minuta më vonë, por vetëm në mënyrë të përkohshme. Baraspesha zgjati deri në minutën e 27, kur Lamin Jamali e dërgoi topin në rrjetën e Banfikës.
Ndërkohë, kur kronomentri po numëronte minutën e 42-të, Rafinja shënoi golin e tij të 2-të personal dhe të 3-tin për Barcelonën. Kështu, katalanasit siguruar fitoren që në pjesën e parë të ndeshjes, duke u kualifikuar të pashqetësuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Sport Ekspres/