Granada është me një këmbë drejt rënies në La Liga 2. Kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi, Granada mban vendin e parafundit në kampionat me 14 pikë, ndërsa Celta Vigo që ndodhet në pozicionin që të shpëton në elitë, ka 28 pikë të grumbulluara.
Një diferencë e madhe prej 14 pikësh që nënkupton rënies e Granadas, ndërsa vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë këtë ekip në këtë sezon. Ndërkohë para ndeshjes së radhës kundër Valencias, Myrto Uzuni vazhdon që të jetë i dëmtuar dhe të mos stërvitet me ekipin. Para ndeshjes së nesërme do të bëhet edhe një provë e fundit nëse sulmuesi shqiptar do të jetë gati për këtë takim. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/