Tirana ndodhet në momentin më të vështirë që ka kaluar në vitet e fundit. Bardheblutë gjenden në vendin e parafundit, me të njëjtën sasi pikësh sa edhe Skënderbeu, që mban vendin e fundit të renditjes. Më keq se kaq nuk mund të kishte për kryeqytetasit që kërkojnë të shpëtojnë sezonin e tyre me një mbijetesë.
Nuk do të jetë aspak e lehtë pasi janë shumë ekipe në garë që kanë të njëjtin qëllim. Para ndeshjes që do të luajnë me Laçin në ditën e enjte, “Tirona Fanatics” ka reaguar me një postim duke treguar se ky ekip nuk i meriton, por do të jenë në stadium vetëm për emrin e klubit dhe historinë që ai mbart.
“Të enjten udhëtojmë drejt Durrësit…
Shihemi në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ne këtu veç për Tironën, se ju s’na meritoni.
Ne jemi Tirona,
Ne jemi Historia”, shkruhet në postim. /Sport Ekspres/