“Jashari luajti mirë”, Alegri: Interi ka 6 vite që lufton për titullin, të përqendrohemi te ekipet poshtë nesh

Milani ka mposhtur sot Bolonjën me shifrat 0-3. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Masimiliano Alegri ka përgëzuar lojtarët që hynë nga stoli, si Jasharin dhe Fyllkrugun, si dhe ka theksuar se tashmë duhet të përqendrohet te ekipet që janë poshtë kuqezinjve në Serinë A.

“Interi është duke luftuar për titullin kampion prej 6 vitesh. Këtë vit kemi ndërruar shumë lojtarë. Për të bërë mirë deri në fund të sezonit, duhet të përqendrohemi të skuadrat poshtë nesh. Ata që u futën nga stoli bënë shumë mirë: Jashari, Fyllkrugu, Riçi, Estupinjani dhe Tomori… Duhet të jemi të gëzuar, por që nga e diela, kur të luajmë përsëri, duhet të pqërqendrohei te Piza dhe te shtytja e fundit në ligë”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Sport Ekspres/