Filipe Senderosi ka dhënë së fundmi një intervistë për “Tuttosport”-in, ku ndër të tjera ka folur edhe për Ardon Jasharin. Ish-lojtari zviceran nuk e konsideron si të paduskutueshme cilësinë e mesfuhsorit të Milanit. Sipas tij, ai mund të luajë edhe së bashku me Modriçin, ndërsa në të ardhmen e sheh në rolin e ‘playmaker’-it.
“Ishte i pafat me dëmtimin, por për Ardonin nuk ka nevojë për diskutim. Ai është vërtetë i fortë dhe do të bëjë një karrierë të madhe. Të qenurit afër Modriçit do ta ndihmojë atë që të rritet më tej.
Mendoj se (me Modriçin) mund të bashkëekzistojnë lehtësisht. Jashari është sallaks dhe gjithashtu mund të luajë si një mesfushor qendre me Modriçin si një ‘play maker’. Ardiani është i ri dhe ka hap, por në të ardhmen do të bëhet një ‘playmaker’ i shkëlqyer”, ka thënë Filipe Senderosi./Sport Ekspres/