Jasir Asani ka luajtur në ditën e sotme në ndeshjen mes yjeve të Koresë së Jugut dhe Neëcastle. Një ndeshje e fituar nga koreanët në shifrat 1-0, ndërsa në këtë formacion ishin përfshirë lojtarët më të mirë të kampionatit të Koresë së Jugut.
Cuditërisht, Jasir Asani e nisi nga stoli takimin, pavarësisht se kishte marrë votat e tifozëve për ta nisur si titullar. Megjithatë shqiptarit u hodh në fushë në minutën e 46 dhe në një moment traversa i mohoi golin.
Në fundin e ndeshjes, lojtari i Shqipërisë ka shkëmbyer fanellën me Tripper, ndërsa menjëherë pas publikimit të kësaj fotografie, tifozët e Esteghal në Iran vazhdojnë “të çmenden” pas Asanit duke kërkuar nëpërmjet komenteve transferimin e tij nga Gëangju. /Sport Ekspres/