Java e tretë e “Abissnet Superiore”-s do të luhet e ndarë në dy ditë, ndeshjet e fundit para se t’i lihet skena Kombëtares

Java e 3-të e “Abissnet Superiore”-s do të luhet përpara nisjes së grumbullimit të Kombëtares shqiptare. Ndeshjet do të zhvillohen të ndara në dy ditë. Tre përballje do të luhen në ditën e fundit të muajit gusht, ndërsa dy të tjerat në ditën e parë të muajit shtator.

Laçi-Bylis është ndeshja që do të ngrejë siparin më 31 gusht, duke nisur nga ora 17:00. Më vonë gjatë mbrëmjes, duke nisur nga ora 20:00, do të luhen edhe dy takime të tjera. Bëhet fjalë për sfidën mes Teutës dhe Partizanit, si dhe atë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.

Ndërkohë më 1 shtator do të zhvillohen paralelisht dy ndeshjet e mbetura të javës së 3-të të “Abissnet Superiore”-s. Tirana pret Egnatian, duke nisur nga ora 20:00, dhe po në të njëjtin orar Dinamo do të ballafaqohet me Elbasanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 3-të e “Abissnet Superiore”-s:

E shtunë, 31 gusht:

17:00 Laçi-Bylis

20:00 Teuta-Partizani

20:00 Skënderbeu-Vllaznia

E diel, 1 shtator:

20:00 Tirana-Egnatia

20:00 Dinamo-Elbasani