“Je kapur me njeriun e gabuar”! Autoriteti i Conte-s është tjetër nivel, ia thotë hapur De Bryunes

Milani ka arritur të fitojë kundër Napolit në shifrat 2-1 në një ndeshje shumë të rëndësishme për javët që po luhen në kampionatin italian. Sikur të mos mjaftonte shija e hidhur e rezultatit, Conte duhet të përballej edhe me probleme që nuk i ka aspak qejf kur vjen puna për të vendosur në dyshim autoritetin e tij.

De Bryune u largua nga fusha në minutën e 70 pasi kishte shënuar golin e vetëm për Napolin nga penalltia. Mesfushori belg nuk ishte aspak i lumtur dhe hodhi disa fjalë në drejtimin e trajnerit në momentin e ndërrimit. Publike ishte sjellja e tij dhe publike ishte mënyra sesi i reagoi Antonio Conte: “Shpresoj që zhgënjimi i tij të ketë qenë për rezultatin. Nëse ka qenë për zëvendësimin, atëherë ai zgjodhi personin e gabuar për t’u mërzitur”, tha Conte. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/