“Jemi një skuadër që krijojmë 30 raste”, Lui Enrike nuk i trembet Arsenalit: E hedh firmën që tani për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit

PSG-ja ka marrë sot humbjen e saj të parë në kampionat. Parisienët janë mposhtur me shifrat 3-1 nga Nisa, duke humbur kështu mundësinë për të qenë një nga 5 ekipet e vetme në Europë që fitojnë kampionatin pa asnjë humbje. Luis Enrikja është zhgënjyer me rezultatin, por ka mbetur mjaft i befasuar me tifozët, të cilët pavarësisht humbjes, nuk reshtën së kënduari e së festuari. Nisur nga loja e zhvilluar e ekipit të tij, trajneri spanjoll ka thënë pa asnjë dyshim se firmos për një përballje dinjitoze përballë Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam parë kurrë në jetën time tifozë si të PSG-së. Sot ishim duke humbur deri në minutën e 90 dhe ata nuk ndalonin së kënduari. Nuk mund t’ju siguroj trofe, por mund t’ju siguroj se do të jemi në nivelin e tifozëve. Çfarë kam parë? Hedh firmën për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit. Një skuadër që ka 30 raste, e hedh firmën që tani. Nuk po firmos për rezultatin (por për lojën). Deri më tani jemi skuadra më e mirë në Franë, e kemi treguar këtë gjatë gjithë vitit. Tani duhet të mendojmë për të fituar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/