Tomas Tuheli i ka thurur elozhe Toni Krosit në konferencën e sotme për shtyp. Trajneri i Bajernit të Mynihut ka thënë se mesfushori gjerman ka qenë për vite të tëra një lojtar kyç për Realin e Madridit. Tuhel ka deklaruar se i ka marrë masat për futbollistin e Realit dhe se shpreson që lojtarët e tij të bëhen pengesë për të në fushë.
“Toni ka qenë një lojtar kyç për shumë vite. Nuk mund ta vlerësosh dot aq lart sa duhet. Ai e përballon presionin pa problem. Ai e dominon ritmin e lojës. Jemi përgatitur për atë dhe shpresojmë që të jemi rërë në makinerinë tij”, është shprehur Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/