Serxho Konseisao nuk pajtohet me humbjen kundër Napolit. Trajneri i Milanit ka deklaruar pas ndeshjes se është i acaruar për rezultatin, por më pas ka shtuar se në mëngjesin e ditës së ndeshjes është njoftuar se nuk do të ketë në dispozicion tre lojtarë të rëndësishëm për skuadrën. Koseisao ka folur edhe për derbin me Interin në Kupën e Italisë, duke u shprehur hapur se ky trofe është një objektiv i klubit.
“Jemi të vetëdijshëm që duhet të kishim bërë shumë më mirë në 25 minutat e para. Jemi shumë të acaruar, sepse nuk e meritonim ta humbnim këtë ndeshje. Sot, sinqerisht, gjithçka ndodhi. U zgjova në 7:30 dhe Loftus Çiku nuk ishte mirë dhe i duhej të shkonte në spital. Më pas më thanë që Tiau nuk mund të luante, sepse kishte vjellë dhe kishte probleme me stomakun e me tretjen. Pak më vonë më thanë se Leao po ndjente lodhje në kofshën e tij.
Por, nuk po gjej justifikime, duhet të kishim bërë shumë më shumë. Ndeshja kundër Interit është e rëndësishme, pasi Kupa e Italisë është një objektiv i klubit. Jemi përballur dy herë, janë sfida të bukura, si kjo e sotmja”, ka thënë Serxho Konseisao./Sport Ekspres/