Mungesa e emrit të Mirlind Dakut ishte befasia më e madhe në listën e Silvinjos për dy miqësoret e muajit mars kundër Kilit dhe Suedisë. Vendimi i trajnerit ka lënë të pakënaqur një pjesë të tifozëve të Kombëtares, të cilët mendonin se Daku duhet të ishte me patjetër pjesë e listës. Ndërkohë vetë sulmuesi i Rubin Kazanit ka reaguar përmes rrjeteve sociale.
Daku ka shpërndarë një video në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihen disa nga momentet e tij më të mira me klubin rus në javët e fundit. “Jeta vazhdon…”, është mesazhi që ka përcjellë lojtari nga Gjilani bashkëngjitur videos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram