Shqipëria është me njërën këmbë në Euro 2024. Kuqezinjve i mjafton vetëm një pikë në këto dy ndeshje të fundit dhe sigurojnë matematikisht kualifikimin. Por matematika nuk çon në Gjermani vetëm Shqipërinë, pasi në garë mbetet ende edhe Kosova. Zvicra hodhi një tjetër hap fals mbrëmjen e djeshme, teksa barazoi me Izraelin. Një rezultat që i shkon për shtat Kosovës.
Dardanët duhet të dalin me pikë të plota ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, në mënyrë që të luajnë shanset e tyre për Euro 2024. Gjithashtu duhet të shpresojnë që Rumania të mposhtë Zvicrën e të barazojë ose fitojë ndaj Izraelit. Në rast të një kombinimi të tillë, atëherë Rumania do të renditej e para dhe Kosova e dyta në grup. Një skenar i vështirë për të ndodhur, por jo i pamundur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/