John Obi Mikeli ul figurën e sulmuesit të Shqipërisë: Armando Broja nuk është për nivelin e Chelsea-t

John Obi Mikeli ul figurën e sulmuesit të Shqipërisë: Armando Broja nuk është për nivelin e Chelsea-t

John Obi Mikeli ka komentuar situatën aktuale të Chelsea-t. Ish-lojtari i bluve të Londrës ka ngritur pikëpyetjet e tij për një pjesë të lojtarëve që ka në dispozicion Pochettino. Nigeriani ka ulur figurën e Armando Brojës, teksa është shprehur se sulmuesi shqiptar nuk është në nivelin e Chelsea-t. Të njëjtin mendim ka edhe për Cucurella-n dhe Jackson-in.

“Cucurella nuk është në standardin e Chelsea-t. Na duhet të shohim më shumë Enzo dhe Caicedo, dy lojtarë shumë të mirë që kanë nevojë për kohë. Broja nuk është në nivelin e Chelsea-t. Kam dyshimet e mia për Jackson-in. Na duhet një sulmues. Victor Osimhen-i do të na japë gola kur të vijë te Chelsea”, ka thënë John Obi Mikel./Halit Delibashi-Sport Ekspres/