Ollie Watkins është heroi i Anglisë. Ky lojtar ka hyrë nga stoli dhe në minutën e fundit i dha goditjen Holandës, ndërsa “tre luanët” fituan 2-1 dhe kaluan në finalen e Europianit. Një gol që nuk i dha asnjë shpresë kundërshtarit, ndërsa tani Anglia do të presë Spanjën.
Menjëherë pas ndeshjes, Watkins tregoi ndjesinë që kishte për golin e shënuar para ndeshjes. “Ju betohem me jetën time, me jetën e fëmijëve të mi, i thashë Cole Palmer para ndeshjes: “Ne do të futemi në fushë sot, ti do të më japësh asist dhe unë do të shënoj”, tha Ëatkins. /Sport Ekspres/