Real Madridi tregoi edhe një herë pse është klubi më i madh në botë sepse mbretërorët nuk shkëlqyen shumë në finalen e Champions dhe sërish arritën të fitonin kundër Dortmundit.
Pas ndeshjes ndoqëm festën e madhe të lojtarëve të Real Madridit në Wembley, ku nuk munguan edhe familjarët e lojtarëve të klubit mbretëror.
Në qendër të vëmendjes ishte Bellingham, i cili mbeti pa medaljen e tij pas dhënies së kupës, por më pas u kuptua se ku përfundoi medalja e artë e yllit të Real Madridit.
Mesfushori anglez i dha medaljen e artë nënës së tij Denise, e cila ia kushtoi jetën djemve të saj Jude dhe Jobe, dhe bëri sakrifica të mëdha që ata të përmbushnin ëndrrat e tyre dhe të kishin sukses në futboll. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/