Miralem Pjaniç ka dhënë një intervistë për “Il Tempo”-n, ku ka treguar ndjesitë e tij rreth përvojave te Roma dhe te Juventusi. Mesfushori boshnjak është shprehur se e ka ndjerë më tepër fanellën e Romës. Por nga ana tjetër ka deklaruar se Juventusi është një klub më i madh dhe me tifozë në mbarë Italinë.
“Në Torino kam fituar më shumë, por fanellën e Romës e ndjeja. E kam dashuruar vendin dhe derbin. Nga ana tjetër, te Juventusi je te një klub botëror, që njihet kudo dhe i ka stadiumet plot në të gjithë Italinë. Jam gjithashtu shumë i lidhur edhe me fanellën bardhezi. Përvoja të ndryshme, por klube të jashtëzakonshëm”, ka thënë Miralem Pjaniçi./Sport Ekspres/