Edon Zhegrova është transferuar në radhët e Juventusit, fanellën e të cilit do ta veshë deri në vitin 2030. Sulmuesi shqiptar ka dhënë intervistën e tij të parë si lojtar i bardhezinjve. Futbollisti 26-vjeçar ka folur për faqen zyrtare të klubit në internet, ku është shprehur se kalimi te Juventusi është një ëndërr për të. Zhegrova ka deklaruar se objektivi i tij është që të fitoj sa më shumë tituj dhe që të shënojë aa më shumë gola për “Zonjën e Vjetër”.
“Sinqerisht, është si një ëndërr për mua. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time dhe jam shumë krenar dhe i nderuar që e vesh këtë fanellë. Do ta vesh me shumë krenari dhe do të jap gjithçka për ekipin. Pozicioni im i preferuar është si sulmues krahu. Sa i përket stilit tim të lojës, më pëlqen të shënoj, të dribloj, të jap asiste dhe të ndihmoj ekipin me aftësitë e mia.
Ndeshja e vitit të kaluar ishte e shkëlqyer dhe Juventusi ishte një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por tani jam i lumtur që jam këtu dhe u bashkohem shokëve të mi të ekipit në këtë ekip. Mezi pres t’i takoj. Shpresoj të shënoj shumë dhe, mbi të gjitha, të fitoj tituj. Kjo është gjëja e rëndësishme. Mendoj se mund të fitojmë me këtë ekip, duke marrë parasysh cilësinë e lojtarëve tanë. Mesazhi im për tifozët? Përshëndetje të gjithë tifozëve të bardhezinjve, mezi pres t’ju ??shoh në stadium. Shfaqja është gati të fillojë!”, ka deklaruar Edon Zhegrova./Sport Ekspres/